Turqia siguron ujë të pijshëm për miliona njerëz në botë

Në një botë, që përballet me problemin e qasjes në ujë të pijshëm, Turqia vazhdon të zgjasë dorën e saj të ndihmës ndaj vendeve të Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, të cilat vuajnë me urinë dhe thatësirën; gjithashtu Turqia me projektet që realizon dhe puset e ujit që hap vazhdon të gëzojë njerëzit, që ëndërrojnë për një kohë të gjatë për të pasur ujë.

Agjencitë dhe shoqatat turke krahas ndihmave humanitare që dërgojnë, po bëhen burim jete për njerëzit që jetojnë në këto hapësira gjeografike.

Ato punojnë me konceptin që në qendër ka njeriun dhe nëpërmjet fushatave, granteve, hapin puse uji duke iu përgjigjur kërkesave të banorëve në nevojë.

13 agjenci, fondacione dhe shoqata me seli në Turqi në këto 5 vite kanë hapur më shumë se 9 mijë puse uji në vendet e përmallura për ujë të pastër dhe kanë bërë realitet shumë projekte./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne