Turqia sulmon bazat kurde në Irak, vriten katër militantë

Ushtria turke ka ndërmarrë disa sulme ajrore në rajonin Avasin Basyan të Irakut verior në orët e para të së shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ushtria turke, në llogarinë zyrtare në Twitter, ku raportohet se janë vrarë të paktën katër militantë kurdë.

Turqia ka filluar kohët e fundit sulme mbi bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e Veriut, veçanërisht në fortesën e tij në malet Qandil.

Ankaraja ka thënë se mund të nisë një ofensive tokësore në Qandil, ku besohet se janë vendosur anëtarë të rangut të lartë, të PKK-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne