Turqia do të mbështesë arsimin e lartë në Malin e Zi

Rektori i Universitetit të Malit të Zi Prof. dr. Danilo Nikoliq u takua me Ambasadorin e Turqisë në Mal të Zi Z. Serhat Galip. Në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dhe vënien e urave komunikuese me institucionet e arsimit të lartë në Turqi. Vëmendje e veçantë iu kushtua mësimit të gjuhës turke në Universitetin e Malit të Zi. Në takim u tha se njohja e gjuhës turke i kontribuon punës hulumtuese shkencore në fushën e shkencave shoqërore humanitare. Këtë veçmas kur kemi para sysh që Mali i Zi dhe Turqia ndajnë të njëjtën kulturë  dhe histori dhe se në arkivin shtetërorë të Turqisë ekziston një numër i madh i dokumenteve i cili ende nuk është përkthyer në gjuhën zyrtare malazeze. Rektori Nikoliq dhe Ambasadori Galip , biseduan dhe për bashkëpunim më të afërt me Universitetet në Turqi. Për momentin Universiteti i Malit të Zi krahas bashkëpunimit bilateral me universitetet e Turqisë bashkëpunon edhe nëpërmes programit të Bashkimit Evropian ERASMUS Plus dhe programit të shkëmbimit të studentëve dhe personelit Mevlana që e financon Qeveria Turke. Rektori Nikoliq, mendon se bashkëpunimi ndërmjet dy Universiteteve përveç  lëmit të shkencave shoqërore – humanitare, mund të zhvillohet dhe në shkencat teknike dhe në art. Nga ana tjetër Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Z. Serhat Galip edhe në këtë takim theksoi se Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Koordinim TIKA do të vazhdojë të financojë ndërtimin e akademisë së arteve në Cetinjë, që funksionon në kuadër të Universitetit. Ai i bëri thirrje strukturave drejtuese  që të paraqesin edhe të tjera projekte që do të financoheshin nga TIKA. Në takim krahas rektorit Nikoliq me ambasadorin Galip ishin edhe pro rektorja e Universitetit Prof. Dr. Gjurgjica Peroviq dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë Can Guray.

Panel shkencor për arkitekturën e kohës së Perandorisë Osmane. 

Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë në vazhdën e aktiviteteve kulturore dhe shkencore ka paralajmëruar për datën 27 shkurt Panelin shkencor në temën “Zhvillimi i teorisë arkitekturore dhe praktika në hapësirat e Ballkanit gjatë periudhës së Perandorisë Osmane”. Në këtë panel diskutim, i cili do te mbahet në qendrën kulturore të Universitetit të Malit të Zi do të flasin Prof. dr Mehmet Zeki Ibrahimgil, Prof. Dr. Hamza Kelesh nga Universiteti i Ankarasë dhe mr. Sahret Hajdarpashiq nga Mali i ZI./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne