Turqia do të mbikëqyrë hapësirën ajrore të Rusisë

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore të Turqisë do të kryejë fluturime mbikëqyrëse mbi Federatën Ruse.

Sergey Rijkov, president i Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor, deklaroi se në bordin e këtij avioni do të ketë vëzhgues ushtarakë ekspertë nga Turqia dhe Norvegjia.

“Mbikëqyrja do të realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Qiejve të Hapur, nga data 29 maj deri më 2 qershor. Ekspertët do të udhëtojnë me një avion ushtarak të Turqisë, tip CN-235”, theksoi zyrtari rus.

“Të pranishëm në avion gjatë mbikëqyrjes do të jetë edhe disa specialistë ushtarakë të Rusisë. Ata do të inspektojnë zbatimin me rigorozitet të parametrave të fluturimit, mbi të cilat është rënë dakord, si dhe përdorimin e mjeteve të vëzhgimit, që parashikohen në kuadër të marrëveshjes”, sqaroi Rijkov.

Ai siguroi gjithashtu se CN-235 është një lloj avioni ushtarak i paarmatosur.

Në kuadër të Marrëveshjes së Qiejve të Hapur, Rusia kishte bërë mbikëqyrje në hapësirën ajrore turke nga data 27 shkurt deri më 3 mars të këtij viti. Realizuar nga Aeroporti Ushtarak i Eskishehirit, të pranishëm në fluturimet me avionin rus, tip Antonov An-30B, ishin gjithashtu disa ekspertë turq./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne