Turqia u bë burim frymëzimi për Jordaninë

Deputetët jordanezë folën në seancën parlamentare të zhvilluar për të biseduar programin ministror të qeverisë.

Deputetët kritikuan numrin e madh të ministrive dhe bënë të ditur që për këtë temë duhet marrë shembull Turqia.

Deputeti, Kemal ez-Zagul tha: “Shpresoj që Kryeministri Omer er-Rezzaz të vizitojë Turqinë dhe të urojë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për suksesin e tij dhe të frymëzohet nga krijimi i qeverisë me vetëm 16 ministra”.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në shqetësimet që qeveria jordaneze ka me Bankën Botërore dhe tha se presin nga Kryeministri Rezzaz që të mësojë se si Turqia arriti në nivelin e vendeve që i jep borxh institucioneve financiare ndërkombëtare.

Kurse një deputet tjetër tërhoqi vëmendjen se Turqia krijoi një qeveri që realizon me 16 ministri punët e një popullsie prej 80 milionë banorësh ./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne