Turqia u përgjigjet pretendimeve në Greqi: 19 Maji, një ditë e shënuar që festohet me krenari

Turqia bëri me dije të martën se 19 Maji është një ditë e shënuar që festohet me krenari.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një njoftim për shtyp në lidhur me disa aktivitete të organizuara dhe deklarata të bëra në Greqi ndërmjet datave 18-20 maj 2019.

“Data 19 maj 1919 shënon fillimin e luftës sonë kombëtare që çoi në themelimin e Republikës së Turqisë dhe festohet me krenari çdo vit në Turqi dhe jashtë saj.

Është e pamundur që të pranohen përpjekjet e disa grupeve radikale për të hedhur hije mbi këtë ditë kuptimplote me pretendimet e tyre imagjinare që kanë në shënjestër historinë tonë, me aktivitetet e tyre që kërkojnë të ushqejnë urrejtjen ndaj Turqisë, si dhe deklaratat e disa politikanëve në Greqi që shtrembërojnë faktet historike për motive politike të brendshme.

Ne u rikujtojmë parashtruesve të këtyre pretendimeve të pabaza se përgjegjësia e Greqisë për mizoritë e kryera nga ushtria e saj, e cila gjithashtu shkeli ligjet e luftës gjatë pushtimit të Anadollit, si dhe detyrimi i saj për të paguar një kompensim, janë përcaktuar në Traktatin e Lozanës.

Po ashtu ne sjellim në vëmendjen e tyre se kur mizoritë e kryera nga ushtria greke kundër turqve arritën përmasa të papërfytyrueshme, vetë aleatët e Greqisë krijuan një Komision Hetimor dhe identifikuan krime çnjerëzore të ushtrisë greke.

Në të vërtetë, është e qartë se këto pretendime të pabaza që kanë në shënjestër historinë tonë, nuk kanë asnjë lidhje me arsyen, ndërgjegjen dhe drejtësinë. Kjo retorikë është e papërputhshme me objektivat tona për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe dhe lë një trashëgimi negative për gjeneratat e ardhshme.

Paraqitja e liderit tonë të madh, Mustafa Qemal Ataturk, si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe nga Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Venizelos, në vitin 1934, pas themelimit të Republikës së Turqisë, përbën provën më të qartë që tregon se nuk ekziston një çështje e tillë historike ndërmjet dy vendeve, në kontrast me pretendimet e disa politikanëve të papërgjegjshëm dhe grekëve radikalë”, thuhet në njoftimin e MPJ turke./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne