Turqia vazhdon të kundërpërgjigjet, rrit 100% taksat për produktet bazë amerikane

Vendimi i Presidentit për të bërë ndryshime në zbatimin e tatimeve shtesë ndaj disa produkteve bazë që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u publikua në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare me nënshkrimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) janë rritur dyfish normat e taksave në importin e disa produkteve bazë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndër të cilat janë edhe orizi, pijet alkoolike, gjethet e duhanit, automobilat dhe produktet e kozmetikës.

Ndërkaq nga ky zbatim nuk do të ndikohen produktet e nisura për në Turqi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara publikimit të vendimit.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) në deklaratën e bërë menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare tha se vendimi është marrë në kuadër të parimit të reciprocitetit kundër sulmeve të vetëdijshme ndaj ekonomisë turke.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpërfillur rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, kishte rritur dyfish taksën doganore për çelikun dhe aluminin që blen nga Turqia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne