Turqia vazhdon të ndihmojë myslimanët në Mianmar

Agjencia shtetërore turke e ndihmave njoftoi të hënën se po vazhdon të ofrojë ndihmë për myslimanët rohingianë që kur kriza filloi në shtetin Arakan (Rakhine) të Mianmarit (Birmani) më 25 gusht.

Më 1 nëntor, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nisi fazën e dytë të fushatës së saj të ndihmave në rajon.

“Shumë paketa ushqimore u dërguan në një fshat në Pauktaw të Arakanit”, deklaroi TIKA përmes një komunikate me shkrim.

“Popullsia e fshatit Kyi Ni Pin është rritur nga 5.000 në 6.000 banorë brenda një viti dhe paralelisht me të janë shtuar edhe nevojat e njerëzve”, shtoi agjencia.

Sipas TIKA-s, fshatarët kanë vlerësuar lartë ndihmën e Turqisë, ndërsa zyrtarët shtetërorë të Arakanit, të cilët ofruan mbështetje logjistike për dhënien e ndihmës për rajonin, thanë se ata do të vazhdojnë të japin mbështetje logjistike për Turqinë edhe në të ardhmen.

TIKA shpërndan ndihma ushqimore në Arakan | TRT Shqip

Turqia ka qenë në ballë fushatës për të siguruar ndihma për refugjatët rohingianë; ndërkohë që Presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka ngritur çështjen edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Rohingianët, të përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën në rritje për sulme, pasi dhjetëra myslimanë të Arakanit u vranë në dhunën komunale të vitit 2012.

Gati një vit më parë, pas sulmeve në pikat kufitare në distriktin Maungdaw të këtij shteti, forcat e sigurisë nisën një goditje 5-mujore me pasojë rreth 400 të vrarë, sipas grupeve rohingiane.

OKB-ja dokumentoi përdhunime në masë, vrasje duke përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport të kohëve të fundit, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e këtij lloji janë krim kundër njerëzimit./ trt

OKB - Dhuna në Arakan përfshihet në “krime kundër njerëzimit“ | TRT Shqip

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne