Kjo ndihmë që vjen nga Turqia, është një tregues i solidaritetit të vërtetë midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe mbështetjes që jep Turqia në këto ditë të vështira për vëllezërit e tyre shqiptarë.
Republika e Turqisë nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës për Shqipërinë, ka ofruar ndihma ushqimore për mijëra persona të prekur nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës.
Në veprimtarinë e dorëzimit të ndihmave nga qeveria turke, pikërisht 60 tonë ushqime për 2500 persona si dhe ushqime për gjënë e gjallë, në takimin e zhvilluar në Prefekturën e Shkodrës ishte e pranishme zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, dhe përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës.
“Kemi ardhur sot në Shkodërpër të shprehur solidaritetin tonëtë përhershëm me Shqipërinë, me këtë vend vëlla dhe mik. Kemi ardhur për të zgjatur dorën e ndihmës banorëve të Shkodrës. Nëse do të jetë e nevojshme në të ardhmen, Republika e Turqisë është e gatshme për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë nëpërmjet TIKA-s, Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile të Turqisë. Gjithmonë do të jemi pranë vëllezërve tanë shqiptarë, pranë vëllezërve tanë shkodranë. Dëshiroj t ju
Ndërsa zv.kryeministrja shqiptare, Mesi, në një deklaratë për mediat tha se sa herë që Qeveria e Shqipërisë ka pasur nevojë dhe ka shprehur interesim dhe projekte konkrete, Turqia ka treguar bashkëpunim dhe ka ofruar ndihmë.
Në fjalën e saj, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi falënderoi gatishmërinë e Turqisë për ndihmën e ofruar.
“…Dua të falënderoj Ambasadën e Turqisë që nëpërmjet fondacionit Tika ka bërë të mundur që sot të vijë ngarkesa e parë me ushqime por edhe me ushqime për gjënë e gjallë për familjet për komunitetin e Shkodrës. Ne sot kemi bërë të mundur të bëjmë transportimin për 240 familje në
Theksojmë se kjo ndihmë që vjen nga Turqia, si shteti i parë që ndihmon Shqipërinë për të lehtësuar përballimin e përmbytjeve është një tregues i solidaritetit të vërtetë midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe mbështetjes që jep Turqia në këto ditë të vështira për vëllezërit e tyre shqiptarë.
– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –