Tusk, Brexit ka sot më shumë gjasa që të realizohet pa marrëveshje

Një marrëveshje për Brexit-in ka tani më shumë gjasa që të mos realizohet fare, paralajmëroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk krerët e BE-së të hënën, përpara samitit të kësaj jave. Paralajmërimin e bëri ndërkohë që po bënte thirrje për të bërë përpjekje në mënyrë që të arrihej një marrëveshje më e mirë që të ishte e mundshme.

Përpjekjet për të mbyllur një marrëveshje kanë “provuar të jenë më të komplikuara sesa mund ti kenë pritur disa.  Megjithatë duhet të ngelemi shpresëdhënës dhe të vendosur,” shkroi Tusk në letren e ftesës së samitit, duke vënë në dukje se ekziston një “vullnet i mirë për ti vazhduar këto bisedime nga të dyja palët.”

“Fakti që ne jemi duke u përgatitur për një skenar pa-marrëveshje nuk duhet në asnjë rrethanë që të na largojë nga çdo përpjekje për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme, për të gjitha palët”, tha Tusk në letër. “Le të mos dorëzohemi.”

Krerët e BE-së do të vendosin të mërkurën vonë se si do ti cojnë përpara negociatat. Përpara diskutimeve të tyre, Kryeministrja britanike Theresa May është ftuar të japë vlerësimin e saj për situatën./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne