Twitter bllokon llogarinë e deputetes fashiste gjermane lidhur me sulmet raciste ndaj arabëve

Logaria e një deputeteje nga partia fashiste gjermane anti-islame Alternativa për Gjermaninë (AfD) u bllokua të hënën nga Twitter, pas nje sulmi të ashpër me shkrime ndaj urimeve në gjuhën arabe të dërguara nga policia e Këlnit për vitin e ri.

“Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend? Si mundet që një faqe zyrtare e policisë të urojë në arabisht”, shkroi Beatrix von Storch, një drejtuese e lartë e partisë së grupimit anti-emigracion të krahut të djathtë.

Ajo shpjegoi se policia po përpiqej të “kënaqte” ata që ajo i përshkroi si “hordhitë barbare myslimane të përdhunimeve”.

Në përgjigje, Twitter bllokoi llogarinë e saj për 12 orë për shkelje të rregullave në lidhje me përmbajtjen raciste. Sulmet e saj Twitter nuk u panë më të hënën, por një tjetër drejtuese e AfD-së, Alice Weidel ndau një screenshot të saj në Facebook, duke u ankuar për “nënshtrimin” e qeverisë ndaj emigrantëve.

Policia në qytetin gjerman të Këlnit kishte dërguar në Twitter përshëndetjet e Vitit të Ri në disa gjuhë./Dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne