Tym e flakë te kryeministria, dhjetra të lënduar. Probleme edhe për Berishën

Pasi u ça kordoni i Policisë, shumë prej qytetarëve janë përballur me plumba gome si dhe me gaz lotsjellës.

Kjo ka sjellë probleme te shumë prej qytetarëve, si dhe personave të medias që janë të pranishëm aty. Probleme kanë ndjerë dhe liderit e opozitës, mes tyre dhe ish-kryeministri Berisha.

Ishte fjala e qytetarëve të Astirit ajo që ndezi turmën, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shqiptarët do të kërkojnë arrestimin e Ramës.

Gazetarët e Fax News që ndodhen në terren thonë se ajri përpara kryeministrisë është rënduar shumë dhe e kanë të pamundur qëndrimin aty. Disa prej tyre kane ndjerë shqetesime te shumta prej gazit.

Për shkak të përplasjeve ka pasur disa protestues të lënduar, mes tyre dhe një fotoreporter, të cilit i kanë dhënë qytetarët ndihmën e parë.

Krerët e opozitës deklarojnë se çarja e gardhit të policisë ishte e qëllimshme, në mënyrë që të nxiste edhe më shumë dhunën.

Një prej qytetarëve ka mbetur i lënduar në skelën në hyrje të kryeministrisë.

Policia po apelon me megafon: “Te nderuar qytetar nderprisni veprimet e dhunshme”;  “Policia do te zbatoje ligjin”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne