U bllokuan nga moti i keq, shpëtohen 50 turistë në Sazan, mes tyre edhe gazetarë të huaj

Anija e Flotës Detare e klasit “Iliria” ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve. Turistët shqiptarë e të huaj ishin bllokuar në ishull për shkak të motit të keq.

Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, ata mbetën të bllokuar në ishull. Mes turistëve të bllokuar ishte edhe një grup i korrespondentëve të agjencive të huaja të lajmeve (AFP).

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë. Anija e klasit “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.

a.ç

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne