U kap me 300 mijë euro në shtëpi, dënohet gjyqtari Shkëlqim Miri

Gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit e tetë muaj burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion.

Prokuroria kërkoi 4 vite burg për Mirin, po për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, gjyqtari u dënua me 1 vit e 8 muaj.

Kujtojmë se Mirit iu gjetën në banesë rreth 300 mijë euro, të cilat dyshoheshin se ishin vënë falë akteve korruptive të gjyqtarit.

Gjyqtari Shkëlqim Miri liroi nga burgu të dënuarin për vrasje Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne