U konfiskohen pasaportat Gruevskit, Jankullovskës, Janakiesit

Gjykata penale nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski si dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski.

Gjykata penale i ka refuzuar të gjitha kërkesat për paraburgim, ndërkaq të akuzuarve u ka përcaktuar vetëm masën e përkujdesit, marrje të pasaportave dhe detyrim që të paraqiten në gjyq një herë në javë.

“Propozimi për përcaktimin e masave paraprake kundër K.M, L.R, R.D, XH.A, M.H, D.D, E.T, M.P, K.T,K.V, S.K, D.A, L.R, G.J, B.B dhe I.D, janë pranuar dhe u janë përcaktuar masa për parandalim njëherë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë, përkohësisht marrje e pasaportës dhe ndalesë për dhënie të të rejës si dhe marrje e përkohëshme e dokumenteve diplomatike për K.T, K.V, B.B dhe I.D”, thuhet në njoftimin e Gjykatës penale.

Masë të tillë PSP propozoi për edhe 16 të akuzuarit në rastin “Titanik”, ndërkaq gjykata për të gjithë ata i pranoi dhe ua morri pasaportat. Ndërkaq penalja informon se kundër vendimit të tillë, PSP ka të drejtë të ankohet në afat prej 3 ditëve.

“Kundër këtyre vendimeve, PSP ka të drejtë të ankohet në afat prej 3 ditëve deri tek Gjykata e Apelit. PSP të enjten dhe të premten në repartin penal ka parashtruar 6 aktakuza nga të cilat për 5 janë parashtruar propozime për përcaktim të masave për sigurimin e pranisë dhe masa kujdes kundër 13 personave, derisa në repartin për krim të organizuar dhe korrupsion ishin parashtruar gjithësejt 11 aktakuza nga të cilat për 10 janë parashtruar propozime për përcaktimin e masës për sigurinë e pranisë dhe masa përkujdesi kundër 54 personave“, thuhet më tej në njoftimin e penales.

Paraburgimi nuk u është shqiptuar as ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, ish eprorit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, shefit të kabinetit të ish ministres Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, si dhe as personave N.N. N.B.

Nuk ka paraburgim as për deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, më pastaj as për kryeredaktorin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviq-Latas, as për ish zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski, ish ministren e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska, eprorin e MPB-së, Gjoko Popovski, kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe personin L.L.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne