U rrëmbye në mes të rrugës, lirohet pas 8 ditësh biznesmeni i madh grek

Pas 8 ditësh, është liruar biznesmeni grek Nikos Mavrikos, i cili u rrëmbye në Pire. Ngjarja në fjalë ndodhi para shtëpisë së 52-vjeçarit të enjten 27 dhjetor, ora 08:30.

Biznesmeni, si çdo ditë shkonte po në punë, kur është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volkswagen’. Mediat greke raportojnë se pasi u lirua sot në mëngjes, biznesmeni lajmëroi policinë nga shtëpia e tij. Policia vazhdon hetimin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se biznesmeni negocioi vetë marrëveshjen për pagesën e lirimit, por nuk dihet nëse dhe si është kryer transferta e parave. Policia nuk ka zbuluar të dhëna nga dëshmia e biznesmenit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne