U shpall fajtor për drogë, Kina dënon me vdekje kanadezin

Një qytetar nga Kanadaja, i akuzuar për trafikimin lëndësh narkotike në Kinë është dënuar me vdekje nga një gjykatë kineze, një rast që me shumë gjasa mund të acarojë marrëdhëniet midis Otavës dhe Pekinit.

Një ish punëtor i naftës, Robert Lloyd Schellenberg, fillimisht u arrestua në vitin 2015, me dyshimin për kontrabandën e më shumë se 200 kilogram drogë në Kinë. Në nëntor 2018, ai u dënua me 15 vjet burg dhe një gjobë në shumën 150,000 juan (22,185 dollarë).

Kanadezi, i cili pretendon të jetë i pafajshëm e apeloi rastin e tij, por ankimi i tij me sa duket u dëmtua pasi prokurorët kinezë konsideruan dënimin e tij të butë dhe kërkuan një më të ashpër.

Dëshmi e marrë nga hetuesit “sugjeron se Schellenberg ishte i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar të drogës”, argumenton prokuroria.

Ligjet e rrepta të drogës të Kinës zbatojnë një dënim prej “15 vjet burgim të përjetshëm ose vdekje” si dhe konfiskimin e pasurisë për trafikimin e drogës në sasi mbi një kilogram. Kina ka ekzekutuar kontrabandistët e huaj të drogës më parë: si shtetasin britanik Akmal Shaikh, i cili u vra në vitin 2009, pavarësisht protestave nga autoritetet britanike, për kontrabandë mbi katër kilogram heroinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne