U vranë 3 ushtarë amerikan në Siri

Është raportuar se janë vrarë tre ushtarë amerikanë në një sulm bombardues në rrugën Haseke-Tel Temr në veri-lindje të Sirisë.

Sipas një raporti të faqes ‘Eldodar’ që i përket opozitarëve sirian, janë vrarë tre ushtarë amerikan si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në rrugë gjatë kalimit të konvojit ushtarak amerikan në rajonin Rekba në autostradën Haseke-Tel Temr.

Burimet lokale thanë se në këtë shpërthim në të cilin u plagosën disa ushtarë, u shkatërruan edhe 3 automjete ushtarake që i përkisnin ushtrisë amerikane.

Në lajme u raportua se ushtarët e vdekur ishin anëtarë të forcave të koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-ja.

Në lajme u raportua se komandanti i forcave të koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-ja ka njoftuar dje se ata do të vazhdojnë t’i mbështesin Forcat Demokratike të Sirisë për të mposhtur ISIS-in.

Pak ditë më parë, u raportua se një konvojë ushtarake e Amerikës kaloi nga territori i Irakut në rajonin e Tel Bider të Hasekes.

Është raportuar se Amerika ka një bazë në Tel Bider ku ndodhen helipad dhe fusha të trajnimit ushtarakë.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne