Uashingtoni përgatitet për Luftë Bërthamore në Evropë

nga Johannes Stern.

Mes tensioneve ushtarake dhe diplomatike të SHBA-së dhe Rusisë, e përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung raportoi të premten se Kongresi Amerikan ka ndërmarrë hapat e parë drejt anullimit të Traktatit të Armeve Bërthamore me shtrirje të Mesme (INF).

Traktati i INF, ose Traktati i Uashingtonit mbi Sistemet Bërthamore me rreze mesatare, është një marrëveshje dypalëshe e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik për çmontimin e raketave me rreze te shkurter dhe të mesme (me një distancë midis 500 dhe 5.500 milje) dhe ndalim prodhimin e tyre.

Traktati, i nënshkruar më 8 dhjetor 1987 nga Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, çoi në një reduktim të ndjeshëm të armëve bërthamore amerikane në Evropë. Raketat me rreze te mesme Pershing II, stacionuar në Evropën Perëndimore, u tërhoqën pasi pesë vjet më parë shkaktuan demonstratat më të mëdha të paqes deri në atë kohë.

Rreziku tani është “se SHBA do që të ndërtojë raketa të reja dhe do qe ti vendosë ato në Evropë”, paralajmëroi Süddeutsche Zeitung. Një ndryshim i madh do të ndodhte dhe Evropa do të jete “në prag të një epoke të re bërthamore … raketat mesatare bërthamore ishin tmerri i Luftës së Ftohtë … tridhjetë vjet më pas, fantazma po kthehet perseri”.

Arsyeja për dhënien fund të traktatit te madh, sipas gazetës, është “ngrirja e thellë” në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe njoftimi nga të dyja anët për “modernizimin gjithëpërfshirës të arsenaleve të tyre bërthamore”.

E vecanta eshte se raportimet e forta bërë nga shtypi gjerman janë injoruar krejtësisht nga mediat amerikane të shtypura dhe ato transmetuese.

Raporti doli gjate ketij muaji mes një fushate histerike të ngritur nga SHBA dhe NATO mbi stërvitjet ushtarake të planifikuara nga ushtria ruse në Rusinë perëndimore, Bjellorusinë dhe enklavën e Rusisë në Kaliningrad ku Uashingtoni dhe aleatët e saj sugjeruan se ato mund të përdoreshin si një ” Kale Troje “për të para-pozicionuar rezervat e armëve dhe për të përgatitur një pushtim të shteteve baltike.

Pentagoni ka vendosur shtatë avionë luftarakë amerikanë F-15C në një bazë në Lituani së bashku me një shtesë prej 600 trupash ajrore amerikane në Baltik per ti paraprirë lojrave ushtarake të luftës.

Ky grumbullim ushtarak ndodh nga një provokim diplomatik i madh amerikan, pasi administrata Trump u hakmorr kundër dëbimit nga Rusia te personelit te ambasadës amerikane ne Rusi (në vetvete një përgjigje dhemb per dhemb mbi dëbimet e mëparshme të rusëve nga SHBA) duke urdhëruar mbylljen e tre objekteve diplomatike ruse në Uashington, Nju Jork dhe San Francisko. Moska ka akuzuar se veprimi, i cili tha se ishte i shoqëruar me kërkime nga FBI në konsullatën e San Franciskos dhe në rezidencat e personelit diplomatik rus, përbënte një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Fërkimi gjithnjë e më i rrezikshëm midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në këtë kontekst po con drejt rritjes së rreziqeve të luftës në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në gadishullin Korean. Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të premten se konfrontimi gjithnjë e më shumë midis SHBA dhe Koresë së Veriut e ka lënë rajonin ” e balancuar në prag të një konflikti në shkallë më të gjerë”.

Në këtë kontekst, kërcënimet e raportuara në përshkallëzimin e lojes politike bërthamore në kontinentin e Evropës përbëjne një rrezik të madh.

Një dokument i NATO-s i klasifikuar si sekret i cili u mor nga një grup i përbashkët hulumtues i përbërë nga Süddeutsche Zeitung dhe transmetuesit publikë rajonal NDR dhe WDR përmban 39 propozime se si NATO mund të ndërmarrë veprime kundër Rusisë. Sipas diplomatëve, “konsultimet zyrtare brenda NATO-s” mund të bëhen në vjeshtë me iniciativën e SHBA. Letra ishte “një përmbledhje e të gjitha opsioneve në dispozicion” me kujdes “e ndarë në kategoritë, “i besueshëm’, ‘ të shmanget ne moment’ dhe ‘nuk është e këshillueshme’.”

Madje më shumë se një duzinë opsione “të besueshme”, të cilat NATO beson se do të jenë në përputhje me marrëveshjen e INF, “do të përkeqësonin marrëdhëniet tashmë të tensionuara”, sipas Süddeutsche Zeitung. Propozimet përfshijnë ” rritjen e qarkullimit të bombarduesve B-2 dhe B-52 nga SHBA-të në Evropë”, një “zgjerim të sistemeve të paralajmërimit të hershëm, mbrojtjes raketore ose nëndetëseve”, forcimin e “infrastrukturës ushtarake dhe civile kundër sulmeve”, rritja e Gatishmërise dhe aftësise për një sulm hakmarres bërthamor, dhe “sinjalizimi bërthamor”, shihen si “i besueshëm”.

Dy propozimet janë kryesisht provokative: “të zgjerojnë të ashtuquajturat planifikim të synimeve bërthamore – dmth identifikimi dhe konfirmimi i objektivave për armët bërthamore” dhe “të rritet gatishmëria operacionale e atyre bazave ajrore që do të hasnin ne këto bomba në rast lufte”. Për këtë, “NATO gjithashtu këshillon kujdes,” vuri në dukje Süddeutsche. Konfirmimi i objektivave, pra, planifikimi konkret i një sulmi bërthamor, mund të provokonte me shpejtësi një luftë bërthamore me Rusinë, e cila do të mund ta zhdukte njerëzimin.

Sipas Süddeutsche Zeitung, nëse SHBA-të e braktisin traktatin e INF-it, “masat që gjenden aktualisht në kategorinë ‘nuk është e këshillueshme’ do të ishin të mundshme: Ndërtimi, testimi dhe vendosja e një klase të re raketash do ishte një hap tjetër drejt nje lufte të ftohtë të re. ”

Klasa qeverisëse gjermane është jashtëzakonisht e shqetësuar nga shtysa agresive gjithnjë e në rritje per luftë nga Uashingtoni kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel (Social Demokratët, SPD) paralajmëroi në një intervistë të enjten kundër “përsëritjes së gabimeve më të rënda të Luftës së Ftohtë. Ne jemi në rrugën tonë për një Luftë të Ftohtë 2.0. Të gjitha traktatet e mira mbi çarmatimin dhe kontrollin e armëve nga Gorbaçovi dhe Reagani janë në rrezik akut. Evropa përseri po kërcënohet edhe njëherë duke u bërë një terren trajnimi ushtarak për armët bërthamore “.
Ai vazhdoi:
“Është e gabuar që zonja Merkel të heshtë për këtë. Gjermania e të gjitha vendeve duhet të ngrejë zërin kundër. Ne duhet të qëndrojmë fort si fuqi për paqe dhe të kundërshtojmë një spirale të armatimit. Në këtë kontekst, gjeta deklaratën e [kandidatit per kancelar të SPD-së] Martin Schulz se ne duhet të përqendrohemi në fund të fundit që vendi ynë te clirohet dhe të jetë i sigurtë nga armët bërthamore “.

Schulz dhe Gabriel janë në mes të një fushate zgjedhore dhe janë të vetëdijshëm se shumica dërrmuese e popullsisë gjermane, si ajo e pjesës tjetër të planetit, e kundërshton riarmatimin dhe luftën dhe do të mirëpriste tërheqjen e armëve bërthamore të SH.B.A.-së të stacionuara në Gjermani.

Të dy politikanët socialdemokratë nuk janë aspak të përkushtuar ndaj paqes, por janë më tepër përfaqësues kryesorë të imperializmit gjerman. Ata kundërshtojnë planet e SHBA për riarmatim bërthamor, sepse një kthim në kushtet e Luftës së Ftohtë do të rrezikonte planet e Gjermanisë për një fuqi globale dhe do të rriste varësinë e Berlinit nga SHBA. Kjo do të dëmtonte interesat ekonomike dhe gjeopolitike të Gjermanisë, të cilat gjithnjë e më shumë janë në kundërshtim me ato të Uashingtonit.

Në korrik, Gabriel kritikoi ashpër sanksionet e fundit të SHBA-së kundër Rusisë. Megjithëse Europa dhe SHBA-të “u përgjigjën bashkërisht dhe në konsultim të ngushtë, aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe veprimeve të Rusisë në Ukrainën lindore”. Nuk ishte e mundur të pranohej “kërcënimi me sanksioneve ekstraterritoriale të paligjshme kundër kompanive evropiane që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimeve evropiane të energjisë ! “Furnizimi me energji në Evropë ëshët” një çështje evropiane dhe jo e Shteteve te Bashkuara të Amerikës! ”

Pas kërcënimeve të fundit nga SHBA, Social Demokratët po udhëheqin rrugën në përpjekjen për të transformuar opozitën e gjerë ndaj politikave militariste të krahut të djathtë të Donald Trumpit në mbështetje të militarizmit gjerman. I pyetur se cfare mendonte per “friken e shumë gjermanëve se reagimi dhe nxitja e një luftë nga Trump është e justifikuar”, Gabrieli u përgjigj:
“Unë jam i shqetësuar se SHBA do të humbasin përgjithmonë në Perëndim. Disa nga njerëzit rreth Donald Trump duan të zëvendësojnë sundimin e ligjit me ligjin e më të fortit. Ne duhet të sigurohemi kundër kësaj. ”

Letrat e botuara nga ekspertet politiko-ekonomikë dhe partitë kryesore politike japin ndjesine e metodave që imperializmi gjerman synon të përdorë për “të mbrojtur” interesat e tij bazuar në “principet për një siguri sociale, demokratike dhe të nje politike mbrojtëse,” shkruan SPD,

“Të jesh i barabartë me kërkesat në rritje në pozicionimet ndërkombëtare për të trajtuar krizat, mbrojtjen kibernetike dhe mbrojtjen e popullatës sonë, ne na duhet një forcë moderne e armatosur dhe e aftë për veprim. Ne kemi nevojë për një ushtri, trupat e së ciles të jene të aftë për të qene gati për pozicionim dhe të jene gati për situata krizash. Për këtë ne duhet ta pajisim mirë ushtrinë me personel dhe material “.

Partia Socialiste për Barazinë (The Sozialistische Gleichheitspartei (SGP)) është e vetmja parti që merr pjesë në fushatën zgjedhore federale të Gjermanisë, e cila kundërshton ndërtimin e armëve bërthamore nga pikëpamja e klasës punëtore ndërkombëtare dhe lufton për një strategji socialiste për të luftuar pabarazinë sociale, militarizmin dhe luftën dalluar nga luftëtarët kapitalistë në të dy anët e Atlantikut, te cilet kundërshtojmë unitetin e klasës punëtore ndërkombëtare.
Në kushtet e një rreziku në rritje të luftës bërthamore, kjo perspektivë duhet marrë në konsideratë me një urgjencë të madhe./Gazeta impakt

burimi:globalresearch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne