Uashingtoni po luan me djallin: Diplomatja ruse paralajmëron SHBA-në për strategjinë e luftës bërthamore të kufizuar

Strategjia për përdorimin e kufizuar të armëve bërthamore të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara do të çonte në nje katastrofë globale dhe jo në një fitore të një lufte të mundshme, njoftoi zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova të enjten.

“Zërat që kërkojnë rritjen e rolit të armëve bërthamore dhe zgjerimin e mundësive të arsenalit bërthamor amerikan, sa vjen dhe janë bërë gjithnjë e më të fortë në Shtetet e Bashkuara”, tha diplomatja duke vënë në dukje se nevoja e kësaj linjë shpjegohet me anë të “kërcënimit mitik rus.”

Kësaj qasjeje shqetësuese i bëri jehonë në revistën Foreign Affairs edhe Elbridge Colby, ish Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Strategjinë dhe Zhvillimin e Forcës. Ish zyrtari i lartë i Pentagonit bën thirrje jo vetëm për rritjen e potencialit bërthamor të Amerikës, por në fakt edhe për përgatitjen për të kryer “operacione të kufizuara bërthamore”.

“Dua një sqarim: ku do të kryhen këto operacione të kufizuara?” Pyet Zakharova. “Për cilin kontinent do të përmbushej kjo strategji, nëse do të arrihej që të përmbushej?”

Ky qëndrim nuk është vetëm se një supozim i një oficeri ushtarak në pension, vuri në dukje ajo. “Teza të ngjashme janë të mishëruara në doktrinën bërthamore amerikane të apdatuar, e cila u publikua në fillim të shkurtit,” vuri në dukje ajo. “Për më tepër, Uashingtoni ka njoftuar tashmë mbi planet për krijimin e raketave bërthamore dhe mënyrat e shpërndarjes së tyre, të cilat janë hartuar për t’u përdorur në kuadër të kësaj strategjie. Duke gjykuar nga kjo, analistët amerikanë kanë filluar seriozisht të konsiderojnë konceptin e një lufte të limituar bërthamore. Me sa duket disa prej tyre e kanë menduar këtë dhe vlerësojnë se SHBA dhe aleatët e saj do të ishin në gjendje të arrinin një fitore në të.”

Rusia beson se kjo politikë është “e papërgjegjshme dhe shumë e rrezikshme”, theksoi diplomatja. “Ne jemi të bindur në mënyrë të vendosur se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”.

“Përdorimi i armëve bërthamore në sulme të caktuara është njëlloj si të luash me djallin,” paralajmëroi Zakharova.

Këto dispozita janë të përfshira në marrëveshjet aktuale me SHBA-në për zvogëlimin e kërcënimit bërthamor, duke përfshirë marrëveshjen e vitit 1971 për zvogëlimin e rrezikut të shpërthimit të luftës bërthamore midis SHBA-së dhe BRSS-së dhe Marrëveshjes së vitit 1973 për Parandalimin e Luftës Bërthamore./tass/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne