Uashingtoni: Rrëzimi i Bashar Asad nuk është më prioritet i Amerikës

Përfaqësuesja e Amerikës në OKB pas dështimit të politikës amerikane në gjashtë vitet e fundit dhe pas disfatave të njëpasnjëshme të grupeve terroriste përball qeverisë së presidentit sirian, ka deklaruar se prioritet i Amerikës në Siri nuk është më rrëzimi i Bashar Asad.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nikki Haley të enjten pretendoi se prioritet i Amerikës është ndjekja e procesit për krijimin e ndryshimeve të vërteta në favor të popullit të Sirisë. Ndërkohë Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu të enjten në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, ka deklaruar: “Të ardhmen e Bashar Asad do ta caktojë populli i Sirisë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne