Udhёtari i rrezikshёm komercial

DW

Nё udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit Presidenti i SHBA-sё Trump i shpёrfilli aleatёt nё Europё dhe lejoi autokratёt t’i servileshin. Kjo zgjon dyshime ndaj besueshmёrisё sё SHBA-sё, mendon Alexandra von Nahmen.

Me udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit, Presidenti i SHBA-sё Trump donte tё tregonte, qё pretendimi i tij “America First”- ёshtё kompatibёl me rolin lider amerikan nё botё. Koreografia e kёtij udhёtimi ishte konceptuar me zgjuarsi dhe udhёtimi ishte planifikuar prej javёsh tё tёra: Nga Riadi – historike dhe unike – ai shkoi direkt nё Jeruzalem. Nga vendi i shenjtё turi vazhdoi nё Vatikan, pёr tё vazhduar mes miqve e partnerёve nё Bruksel e nё Taormina.

Njё udhёtim, qё i ofroi shansin Presidentit amerikan, tё shkёlqejё nё skenёn botёrore – si burrё shteti, i cili tёrheq vёmendjen, frymёzon dhe respektohet anё e mbanё. Por qё i cili nё radhё tё parё ndjek njё qёllim: tё mbrojё interesat e SHBA-sё. Ky ishte narrativi i udhёtimit. Njerёzit e shtypit pёrreth Trumpit dhe kёshilltarёt e tij e ekzagjeruan madje me superlativa pёrshkrimin e sukseseve tё tyre.

Imazhe tё bukura, por aspak substancё

E vёrteta e hidhur ёshtё se, pas imazheve tё bukura dhe deklaratave tё mёdha ka pak substancё. Deri tani shtёpia e bardhё e ka lёnё pas dore, qё t’i konsolidojё premtimet dhe nismat e presidentit me detaje pёrmbajtёsore. Si do tё vihet nё jetё vendimi i Riadit pёr tё bllokuar burimet financiare tё ekstremistёve dhe mbёshtetёsit e tyre? Sa konkret ёshtё plani pёr njё paqe nё Lindjen e Mesme?

Edhe mё keq akoma: Udhёtimi demonstroi edhe njё herё mё shumё, se sa fort i pёrmbahet Trumpi njё politike tё jashtme transatlantike. Njё politikё, qё karakterizohet nga njё garё interesash, qё negociohen vazhdimisht. Kjo me pasoja tё rrezikshme: Pёr t’i vёnё nё lёvizje sundimtarёt dhe qeveritё nё shumicёn e vendeve myslimane qё tё bashkёveprojnё nё aleancёn e tij kundёr ekstremizmit, Presidenti u ka dhёnё atyre pothuajse dorё tё lirё nё qeverisjen nё vendet e tyre. Tё drejtat e njeriut dhe forcimi i shoqёrisё civile pothuajse nuk luajnё asnjё rol.

Lojё e rrezikshme me zjarrin

Pёr tё fituar mbёshtetje nё Arabinё Saudite dhe nё Izrael, gjatё udhёtimit tё tij nё mёnyrё tё pёrsёritur Trump turfullonte kundёr Iranit. Por kёrcёnimet e tij nuk duan tё thonё, se SHBA-ja vёrtetё do ta anulojё marrёveshjen bёrthamore tё vendosur me disa partnerё me Teheranin. Por retorika konfrontuese e Trumpit mund tё ҁojё nё njё dhunё tё re mes shiitёve dhe sunitёve nё rajon. Presidenti i SHBA-sё luan me zjarrin dhe me sa duket nuk do t’ia dijё pёr pasojat.

Tё shtangur dhe tё indinjuar e panё kёtё spektakёl aleatёt e SHBA-sё nё Europё. Shpresa e tyre pёr ta bindur Trumpin nё biseda personale lidhur me vlerat e pёrbashkёta si dhe pёr nismat e vendosura me paradhёsin e tij Obama, u shuan. Nё Bruksel Presidenti i ri i SHBA-sё madje i injoroi me kritikёt e tij tё vrazhda partnerёt e NATO-s lidhur me shpenzimet e tyre pёr mbrojtjen dhe kjo madje nё njё ceremoni, qё synonte ta kremtonte aleancёn si njё lidhje historike dhe me orientim drejt sё ardhmes.

Alenaca ad-hoc kundёr aleancave tё vjetra

Qё Presidenti i SHBA-sё nё samitin e G7 nё Taormina de facto i minoi bisedimet e pёrbashkёta dhe qё ai nuk lёshoi pe pёr shumё ҁёshtje, tregon taktikёn e vёrtetё dhe rrezikun e presidencёs sё tij: “America First” mund tё nёnkuptojё krijimin e aleancave ad hoc – dhe njёkohёsisht tё frikёsojё partnerёt afatgjatё dhe besnikё. Besueshmёria e Amerikёs kёsisoj ёshtё nё rrezik. Kjo ёshtё ajo qё mbetet nga udhёtimi i parё i Trumpit jashtё vendit./DW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne