Udhëheqës në krizë, përveç Putinit

Donald Trump mund të përballet me pikëpyetje të shumta pas “stuhisë” në zgjedhjet e mesmandatit, por presidenti i SHBA e kaloi fundjavën  me politikanët evropianë  të cilët po ashtu ballafaqohen me  “demonët” e tyre.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Trump ishte i “pranishëm” në festimet për 100 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.  Shumica e evropianëve po shohin me skepticizëm lëvizjet e presidentit amerikan në dy vitet e para të presidencës së tij nën moton Amerika e Para.

Emmanuel Makron e sheh popullaritetin e tij në pikiatë, me sondazhet e fundit që tregojnë se vetëm 20% e francezëve miratojnë vendimet e tij. Pak kohë më parë ai u ballafaqua me thashetheme intensive, kur vendosi të shkonte në pushime me bashkëshorten e tij në Francën veriore.

Presidenti amerikan kishte planifikuar të takohej zyrtarisht vetëm me homologun e tij francez, Emmanuel Makron, i cili është një nga aleatët e tij të paktë ndërkombëtarë. Axhenda e dy udhëheqësve  përfshin çështje të tilla si lufta në Siri dhe Irani. Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel ose siç njihet dnryshe  “Zonja e Hekurt” e Evropës, është dobësuar kohët e fundit. Popullariteti i saj është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga emigracioni dhe politika e saj “e hapur”.

Veçanërisht e shqetësuar është kohët e fundit Teresa Mei, e cila përpiqet të sigurojë një marrëveshje për Brexit. Kryeministrja britanike po ballafaqohet rregullisht me  sulme te kundërshtarëve politikë në Britani, por edhe të liderëve të saj partiakë. Analistët politikë theksojnë se zonja Mei nuk do të mbetet për kohë të gjatë në Doëning Street, edhe nëse ajo arrin të arrijnë një marrëveshje “divorci” me Bashkimin Evropian. I vetmi udhëheqës politik që nuk përballet me probleme është Presidenti rus Vladimir Putin. Në Ceremoninë për 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore mesazhi që u dha ishte se nacionalizmi është një kërcënim i ri për Europën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne