Nga: Timothy A. Clary

Presidenti amerikan Donald Trump nxiti të qeshura të papritura të liderëve botërorë, kur i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ekonomia amerikane po lulëzon si kurrë më parë.

Trump tha se ai kishte arritur më shumë në dy vjet se çdo administratë që kishte, por ishte i befasuar kur mburrja etij u takua me të qeshura nga udhëheqësit e tjerë në dhomë.
“Nuk e prisja këtë reagim, por kjo është në rregull,” tha ai si përgjigje.

Trump vazhdoi të thoshte se SHBA tani është “më e fortë, më e sigurtë dhe më e pasur” sesa kur ai mori detyrën në janar 2017 dhe tha se administrata e tij është “duke qëndruar në këmbë për botën”.
Nuk është plotësisht e qartë nëse deklarata e Trump apo reagimi i tij ndaj një thirrjeje të dyshuar nga audienca i bëri udhëheqësit e tjerë të qeshin.

Më vonë në fjalimin e tij, Trump e bëri më shumë për të qeshur publikun pasi paralajmëroi se Gjermania mund të bëhet “plotësisht e varur nga energjia ruse” nëse nuk “ndryshon menjëherë”.

Kamera u zhvendos shpejt për të treguar delegacionin gjerman që qeshi me sugjerimin.

Burimi: Rt.com/ Gazeta impakt

49