Udhëheqja izraelite ‘vendos embargo’ edhe ndaj mjekësisë palestineze

Udhëheqja izraelite nuk lejoi që një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës të hyjë në Rripin e Gazës.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëhet e ditur se një ekip i ngritur me direktivën e Ministrit të Shëndetësisë, Cevad Avvad me qëllim mbështetjen e ekipeve mjekësore me detyrë në Rripin e Gazës nuk mori dot lejen e Izraelit për të hyrë në Gazë.

Në deklaratën e ministrisë, kërkohet që shoqëria ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Izraelit, për ti dhënë leje ekipeve mjekësore të varura nga qeveria palestineze, që të hyjnë në Gazë.

“Kërkohet që këta të plagosur ose të sëmurë të privohen nga kurimi. Jo vetëm që këta persona nuk lejohet të kalohen nga Gaza për tu kuruar në Bregun Perëndimor por edhe personeli në detyrë nuk lejohet të shkojë në Gazë për të dhënë ndihmë mjekësore në spitalet shtetërore” shkruhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite nuk lejojnë që palestinezët e plagosur në Rripin e Gazës të transportohen në Bregun Perëndimor ose në Izrael për kurim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne