Ka disa arritje në shkencë dhe teknologji që disa dekada më as që mendohej se njerëzimi do t’i arrinte kaq shpejt.

Nga robotët humanoidë e deri tek makinë autonome (pa shofer) janë sot realitet, por ekziston një koncept teorik që deri më tani mbetet ende tabu; udhëtimi në kohë.

Teoria e përgjithshme është që udhëtimi në kohë mund të jetë i mundshëm, si para ashtu edhe pas. Shumica e astrofizikanëve besojnë se kjo realizohet nëse një trup hyn në fenomenin hapësinor të njohur si “vrima e zezë”, ku graviteti është aq i fuqishëm sa nuk shpëton as drita.

Ethan Siegel, astrofizikan në Kolegjin Leëis & Clark bie dakord me pjesën tjetër të kolegëve të tij për udhëtimin në kohë, por me një ndryshim.

“Edhe teorikisht, besoj se mund të udhëtohet vetëm pas në kohë dhe jo përpara”, thotë ai.

 

48