UFC-ja merr vendimin përfundimtar për Khabibin

Presidenti i UFC, Dana White ka qartësuar zërat në lidhje me të ardhmen e luftëtarit Khabib Nurmagomedov.

Ai tha se rusi do të vijojë të duelojë ende në kafaz dhe nuk do të përjashtohet nga ky sport pas përleshjeve që bëri në Las Vegas, transmeton Albeu.

“Gjithçka është OK. Marëdhënia jonë me Khabib është shumë e mirë. Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes e brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera”.

Është e vërtetë që Khabib është mërzitur pak me atë që ndodhi pas eventit UFC-229, por është e qartë që kjo sfidë ishte shumë personale për rusin. Khabib është një djalosh i mirë dhe kemi patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes nesh. Ai do të qëndrojë me ne”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne