Uji i pijshëm/ Qeveria pas 1 shkurtit nis fazën e ‘dajakut’ për pajisjen me sahate dhe fatura

Pas aksionit me energjinë elektrike, qeveria ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe me ujin. Do të jetë data 1 shkurt 2018 kur qeveria do të nisë aksionin për formalizmin e sektorit të ujit të pijshëm me vendosjen e sahateve dhe mbledhjen e faturave të papaguara. Aksioni do të shtrihet në dy faza. Fillimisht me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nëpërmjet një letre drejtuar bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellëskanalizimeve u kërkon marrjen e masave për nisjen e aksionit në terren. Ministri Gjiknuri shpjegon se fillimisht aksioni do të nisë sensibilizimin e qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe sahat të ujit të pijshëm.

Në lidhje me fazën e parë të aksionit, ‘faza e mirëkuptimit’, që përfundon më datë 1 shkurt 2018 dhe që konsiston në sensibilizimin e qytetarëve për formalizmin e shërbimit dhe pajisjen me ujë-matës kërkohet angazhimi juaj për marrjen e masave për ofrimin e shërbimit në mënyrë sa më eficiente nga stafet e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve për përballimin e fluksit të pritshëm të kërkesave të qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe ujëmatës. Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimin e formalizmit të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujë-matës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjësisë të kundërvajtësve dhe shkelësve që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve”, – thuhen në letrën ministrit Gjiknuri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne