Ukraina: Importojmë nga Evropa mbi 50 për qind të gazit

Importet e gazit natyror të Ukrainës janë rritur me rreth 50 për qind duke arritur në 11,8 miliardë metra kub këtë vit, njoftoi kompania shtetërore ukrainase për energji, Naftogaz.

Kompania tha se ka blerë 7,5 miliardë metra kub gaz në 10 muajt e këtij viti, një rritje prej 29 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Për më tepër, Naftogaz tha se nuk kanë blerë gaz nga Rusia që nga viti 2015, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Ajo vuri në pah se gazin e importuar e siguronte nga 13 furnizues evropianë, prej të cilëve asnjëri nuk përbënte më shumë se 30 për qind të importeve të përgjithshme të gazit.

Megjithatë shumica e gazit të importuar vjen nga Sllovakia. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne