Ukraina kërkon të sfidojë Rusinë: Do dërgojë anije të tjera në detin Azov

Ukraina do të dërgojë përsëri anije luftarake në Detin Azov, njoftoi një zyrtar i sigurisë të mërkurën, pavarësisht konfiskimit të tre anijeve të marinës dhe ekuipazhit të tyre në zonë, muajin e kaluar nga forcat ruse.

Ukraina dhe Rusia kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike që prej bashkimit të Krimesë me Rusinë në vitin 2014, me më shumë se 10,000 njerëz të vdekur në betejat mes trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro rusë.

Mosmarrëveshja u thellua kur Moska muajin e kaluar kapi dy anije të ukrainase dhe një rimorkiator me një ekuipazh të kombinuar prej 24 personash në Krime, dhe i akuzon ata për hyrje të paligjshme në ujërat ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar kthimin e anijeve të konfiskuara dhe lirimin e ekuipazheve.

“Agresioni i Rusisë nuk do të ndalë planet tona për të krijuar një grup detar në Detin e Azov”, tha Oleksandr Turchynov, sekretar i këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes në qeverinë ukrainase, në një intervistë me degën lokale të BBC.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne