Ulqin, forcat speciale kontrollojnë lokalet, irritohen qytetarët

Rreth njëqind qytetarë të Ulqinit u mblodhën mbrëmë para ndërtesës së Policisë duke shprehur në këtë mënyrë protestën për shkak të ndërhyrjes së Njësisë speciale të të policisë së Tivarit në lokalet e Ulqinit.

Me këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa tre persona janë dërguar në stacionin policor dhe mbas dhënies së deklaratave janë liruar. Ndër ato që u keqtrajtuan ishte dhe sportisti i njohur Angjello Rudoviç si dhe një shtetas amerikan.

“Njësitë speciale të policisë kanë rrahur dhe keqtrajtuar nëpër lokalet e Ulqinit edhe disa të rinj nën moshën 18 vjeç”, tha për malesia.org, C.Z.

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe deputeti Luigj Shkrela menjëherë erdhën para ndërtesës së policisë dhe kërkuan shpjegim për këtë aksion, shkruan portali UL-info.

Zenka dhe Cungu i kanë thënë qytetarëve që menjëherë sot duhet të dokumentohen të gjithë rastet e ndërhyrjes së tepruar ndaj qytetarëve në mënyrë që avokati të dorëzojë padinë si dhe që provat, organeve tjera kompetente.

Deputeti Dritan Abazoviç, i cili më vonë iu bashkëngjit kolegëve, tha se aksioni i Njësisë së Ndërhyrjes ishte i panevojshëm duke vlerësuar se bëhet fjalë për demonstrim të dhunës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne