Pasi dje prifti i Ulqinit, Simon Filipaj, ka reaguar ndaj ardhjes së serbëve në Ulqin për të mbajtur liturgji, e me ç’rast ka përmendur edhe islamin, ka ardhur reagimi i komunitetit tjetër fetar.


Imami i Ulqinit, Senad Maku, i ka replikuar priftit të këtij qyteti, duke i kërkuar që të mos provokojë.

Sipas tij, mjaft ka provokuar Amfillohje dje me ardhjen në Ulqin, e me këtë rast sipas imamit, prifti ka publikuar një shkrim tendencioz.

Lexoni reagimin e tij:

Dom Simon Filipaj, boll na provokoi Amfillohje dje, por, mos na provokoni ju sot !!!

Zotni Dom Simon Filipaj, boll na provokoi dje prifti serb Amfilohia, të lutem mos na provoko edhe ti me postimet tuaja. Ai që na provokoi ishte i huaj për ne, por ti që je i ynë në mesin tonë pse po na ngacmon ?

Postove sot një shkrim shumë tendencioz ku ofendove Anamalsit, pastaj krahasove islamin me ortodoksizmin dhe i fute me një thes. Duke fajsuar Islamin për “historinë” tonë. E ke shumë gabim i nderuar, nuk të takon të shprehesh ashtu, sidomos kur dihet se je një prijës fetarë, dhe mban emrin e të ndjerit Simon Filipaj, i cili kontriboj shumë për harmoninë fetare si dhe ka qenë shembull si prijës, por të dalësh ti e të lëndosh ndjenjat e bashkombasvëve të tu musliman, kjo nuk të falet. Kjo nuk i shërben harmonisë fetare e as çështjes kombtare gjë që jemi shembull në botë për këtë harmoni.

  1. I nderuari Simonë, Popolli ynë doli dje në Shas, për ta mbrojtur vendin e tyre nga provokimet e prijësave serb, (që po vijnë për çdo vitë në tokat tona) dhe së paku ju është dashur të shpreheni përkrahje morale, edhe pse askush nga ju nuk e ngritet zërin ndaj kësaj dukurie dhe këti veprimi të priftit ortodoks serb i cili erdh për të na provukuar e për të na thënë se kjo është tokë serbe në tokat tona ilire. Ku ishit JU mbasi Kishat i keni aty, pse nuk dolët për ta mbrojtur qoftë të pakten me një reagim, por heshtet. PSE-në e dini ju vetë.
  2. Edhe pse në shkrim e cekët, që “nuk ka popullatë të krishter katolike në Shas që tju dal zot kishave”, por dolën Ana Malsit dhe të tjerë pa dallim feje, por me shumicë islame, duke e mbrojtur trullin tonë ilirë, të jeni falënderues të pakten!! E mbrojtën kishën e Shën Gjonit si tempull të vetin. Pra, kur u rrezikua kisha, ata u ndien të provokuar në menyrë kombetare.
  3. Gjithashtu i lëndove Anamalsit duke i thënë se me gurët e Kishave keni ndërtuar shtëpitë e juaja. Nuk ju takon Simon djali të flasësh kështu, sepse kjo nuk i ka hije një prijësi fetarë.
  4. Ju në postimin e juaj, u “mërzitët” dhe na quajtët “naiva” ku X personi i tha Amfilohijes që jam “shqiptar muslimanë”, pse çka ka të keqe këtu, pse duhet fshehur identiteti fetarë. Si u deshtë të shprehemi sipas teje ?? Nëse je kombtarë dhe atdhetarë i sinqertë do të jesh edhe fetarë i devotshëm, por edhe e kundërta.

Përmbaju i nderuar Dokumentit të Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia¬log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin the¬lbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në for¬më të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padre¬jtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.

  1. Në postimin e juaj, deklaruat se aty ku shkelte kalifati (Sulltani) ajo Kishë u bënte Xhami. Kjo sësht aspak e vërtetë, pse po e mashtron lexuesin. E dini fort mirë historinë islame, ku mbi të gjitha vetë Profesori Robert Matran thotë: “drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.
  2. Mos harro i nderuar, se Islami nuk ka ardh vetëm me “pushtimin otoman” siç e quani ju, por islamin si fe në vendin tonë e ke pasur edhe para ardhjes tyre. Të dhënat dëshmojnë se gjurmët e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare janë shumë më të hershme para shekullit XIV. Të shkruhet për praninë e Islamit në ballkan dhe në trevat shqiptare kërkon një studim dhe hulumtim të madh. Të shumta janë faktet që dëshmojnë për praninë e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe në vend që të zbulohen nga holumtuesit tanë, janë meritë e të huajve, por ne në këtë shkrim të shkurtër është problem të ceken. Por po ta ceki një, hulumtuesi perëndimor G.B. Pellegrini i cili thotë se “shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk I kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rrezulltat I kontakteve më të hershme të Evropës me arabët”.

Sipas “Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182” thotë: “Arabët, përkatësisht kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shekullit XI, apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindor të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekulli e gjysëm, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore”.

  1. Zotni Simon, mirë e ka thënë i ndjeri prof.Dr. Muhamet Pirraku se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.

Apeloj tek popullata në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre.

Palëve kundërshtare ju citoj një nga citatet biblike ku thotë: “Athua u bëra armiku i juaj, duke ju thënë të vërtetën?” (Galatasve 4: 16)

Senad Maku

109