Unë nuk jam musliman por sot vizitova një xhami e më bëri të qaj

Sot ishte dita “Vizitoni Xhaminë – Ditën Time”, në nivel kombëtar.Ne shkuam – në Newport në mëngjes. Ishte e bukur në shumë nivele.

Kishte shfaqje, kishte shumë pije freskuese falas dhe ftesa për një bisedë rreth besimeve dhe për të parë namazin, lutjet, nëse dikush ka dëshirë. Ne bëmë gjithçka, përveçse nuk shkuam në namaz të shikojmë lutjet – sepse nuk kishim kohë. Por gjëja kryesore deri tani ishte mirëpritja, sinçeriteti, bujaria dhe dashuria me të cilën ne u mirëpritëm.

Ne u larguam, u përshëndetëm, ecëm edhe disa metra në dhomë dhe më pas, ne u prekëm shumë, që të dy, për rreth 3 minutash – ne të dy filluam që qajmë. Për mua vaji ishte i pakontrolluar – për mua ishin momente të vështira, prekëse, vërtet u ngushtova. Ishte realizimi dërmues, sikur nuk e dija më parë, se si ne kemi një armiqësi të tillë budallallëqe ndaj ‘atyre’ (ata janë ne …).

Unë u përqafova ngrohtësisht menjëherë – derisa u ndalova nga tri gra të bukura muslimane, të cilat më pas i shpjeguan Jonny-t se ato kërkojnë falje, ,por ata nuk mund ta përqafonin atë, që na bëri të gjithë të qeshnin dhe më ndaluan – për pak – nga të qarët.

Unë jam i vetëdijshëm se ky ishte një reagim i lartë nga ana ime, por nuk bëj asnjë justifikim – nuk mund të bëja asgjë për këtë gjithsesi. Ka terroristë nga çdo fe. Por shumica prej nesh në këtë planet të mrekullueshëm janë njerëz të mirë që nuk duan ose nuk kanë nevojë për konfliktin dhe dhunën që na imponohet nga një pakicë e vogël nga të gjitha fetë. Ishte kjo një përvojë që më pasuroi krejtësisht.

– Jaki Miles-Windmill

Burimi : Ilmfeed/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne