Nga Elio Laze

Une plehra!
Fort i shtrenjti Kryeminister!
Une qe po te shkruaj jam Elio Laze. Gazetar, pra plehre sipas teje. Te shkruaj per te te thene ca fjale te thjeshta per veten dhe te tjere si une.

Kam filluar te merrem me media me 17 nentor 1998, kur Artan Kristo me besoi mikrofonin e Radio Intervistes per nje emision argetues. Me pas kam qene ne Radio+2 ne pronesi te atij qe ti do plakeshe ne Vuno. Tek radio e Koços dmth. Pastaj per disa vite punova si faqoses ne disa gazeta te perditshme. Nuk isha drejtperdrejt plehre por merrja rroge te plehrat e tjera.
Me pas punova ne radio Energy, ne departamentin e informacionit. Aty e di qe isha kryeplehre sepse nuk ta krifja dot bishtin ty qe ishe ne opozite.

Ne 2011 filloj pune ne Ora News. Kryeredaktor dhe drejtues i emisionit Alarm. Investigativ ishte programi. Nga 2011 deri ne shtator 2013 kane qene vite te arta per mua. Une nuk isha me plehre. Sepse ti ishe ne opozite dhe ne investigonim per skandalet e qeverise se PD. Ti na mbeshtesje, na inkurajoje. Ti na sillje deputetet e tu te na jepnin pergjigje kur pushtetaret e PD nuk na hapnin dyert. Mbaj mend qe vinte me urgjence Taulant Balla ne ambientet e Ora News dhe me lot ne sy, thoshte qe ata qe na keqtrajtojne ne, jane plehra, dhe se kur te vinit ju ne pushtet sdo te ndodhnin me keto gjera. Endrra tu realizua. Jo per merite tenden, erdhe ne pushtet ne 2013.
Gjerat ndryshuan. Ti dole ne origiine. Hoqe masken e qingjit dhe nxorre surratin e ujkut qe kishe bere lufte me veten ta fshihje.
Per shkak te atij trafikantit qe kishe minister te brendshem ti fillove t’i quaje mediat kazan, plehra, front i se keqes e ku di une se cfare tjeter.

Fort i shtrenjti kryeminister!
Nuk eshte faji i mediave qe ti e fillove mandatin me skandale. Mbetjet kimike nuk t’i bene mediat dhurate, ato thjesht pasqyruan hap pas hapi se cpo ndodhte.
Nuk eshte faji i mediave qe nje e nga nje deputetet e grupit tend parlamentar filluan te lene mandatet se dolen me probleme me ligjin. Nuk eshte faji i mediave qe Dritan Zaganintha ca te verteta per ministrin tend te brendshem. Dhe te garantoj qe Basir Çollaku qe realizoi intervisten me Zaganin, nuk eshte nje plehre, perkundrazi eshte nje vlere per gazetarine.

Por ti ske si t’i dish keto gjera, se sic kane thene bashkpuntoret e tu te ngushte, ti e kalon kohen duke pire kokaine ne zyre.
Me fal qe po ta them, por kjo gje te ben ty plehre.
Nuk eshte Klodiana Lala plehre i nderuar kryeminister, por eshte ministri yt i brendshem qe ka bere trafik nderkombetar droge.

Nuk jam une plehre i nderuar kryeminister, por eshte Ilir Beqja qe nxirrte badigardet para meje sepse nuk donte te pergjigjej per skandalet qe gatuante vete me ndihmen tende.

I nderuar kryeminister!
Ti mund t’i thuash jo vetem gazetareve plehra por gjithe popullit. Persa kohe ne vazhdojme te rrime secili ne pune te vet dhe te mos bashkohemi per te te nxjerre zvarre nga zyra ku rihyre me parate e krimit, ne jemi plehra.
Por mos harro, ai qe qeveris plehrat quhet nje kryeplehraxhi, dhe ai je ti.

Me konsiderate,
Elio Laze

28