Në një intervistë të gjatë për mediat gjermane, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se ishte pikërisht ashtu si e donte populli i tij. Madje ai ka treguar dhe për momentin që ka shmangur një grindje me kancelaren gjermane Merkel.

Në imagjinaren politike, mediatike dhe popullore në perëndim, Vladimir Putin është sot, ndoshta mishërimi i të keqes absolute. Nuk ka ditë që presidenti i Rusisë të mos përfundojë në objektivin e njerëzve të politikës, gazetave, analistëve, duke u përshkruar njëherë si diktator, agresor i vendeve të pavaruara, manipulues i rafinuar i sondazheve, një cinik që lëviz fijet e garave elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë, madje dhe një porositës vrasjesh.

E megjithatë, Vladimir Putin nuk është një pari por një prani e pavarur në skenën ndërkombëtare. i zgjedhur katër herë nga pjesa më e madhe e rusëve, i fortë nga një popullaritet në vend prej 80 për qind, lideri i Kremlinit është një realitet, që pëlqen ose jo duhet vënë përballë. është i saktë vlerësimi i Henri Kissinger, jo dhe aq i njoihur për simpatitë filo ruse: “demonizimi i Putin nuk është një strategji, por një alibi për të fshehur mungesën e një strategjie.”

Por kush është në të vërtetë Vladimir Vladimirovich? Dhe cili është këndcështrimi i tij për botën? Hubert Seipel është ndoshta një nga pak gazetarët perëndimorë që ka pasur vazhdimisht të drejtë të takohej me ‘të në Kremlin shtatë vitet e fundit. Madje reporteri gjerman e ka shoqëruar Putin dhe në udhëtimet e tij shtetërore duke zhvlluar biseda të gjata, shpesh gjatë orëve të natës. E ka parë nga afër duke ushtruar pushtetin e tij por dhe në kohën e lirë. Rezultati është një libër për të por jo një biografi.

Në 10 maj të 2015-ës, një ditë pas festimeve të 70 vjetorit të fitores sovjetike ndaj Gjermanisë së Hitlerit, kancelraja gjermane ndodhej në Moskë për të vendosur së bashku me Putin një kurorë me lule në varirn e ushtarit të panjohur.Por nuk mori pjesë në paradën e sheshit të kuq në shenjë proteste për aneksimin e Krimesë, e më pas iu desh të riparonte qëndrimin. Por në konferencën e përbashkët për shtyp përdor dy herë fjalën krim, për holokaustin dhe për Krimenë. Putin është shumë i zemëruar duke e konsideruar si një sulm të llogaritur. gazetarit gjerman ai i rrëfen: “Kancelarja nuk përfaqëson një shtet dosido por Gjermaninë, ajo frazë ishte një abuzim. Por meqënëse ishte e ftuara ime, e lashë të kalonte, nuk do kishte qenë etike nëse do ishim zënë.

I pyetur se cmendon për vlerat perëndimore, Putin thekson: Duhet të jem ashtu si më do populli im.

“Nuk e nisëm ne këtë. U kishim thënë europianëve se marrëveshja me Kievin ishte e rrezikshme, se prekeshin në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat tona. Në Bruksel na u përgjigjën se nuk ishte problem i tyre. Debati përfundon këtu. Rezultati ëhstë një revolucion, kolapsi ekonomik dhe social i një kombi. Nj ëluftë civile me mijëra viktima.”

Kur në shtator të 2011-ës u bë zyrtar fakti se Putin në atë kohë kryeministër do të ishte sërish kandidat për president në 2012-ën, duke i dhënë fund ndërmjetësimit të Medvedev, administrata Obama u shpreh e shqetësuar për daljen nga skena të këtij të fundit. Deklaratë që për Putin ishte një ofendim personal: “Cfarë ka këtu të paligjshme? Ajo që kam bërfë respekton në cdo pikë kushtetutën. Kishim mazhorancën absolute në parlament dhe mund të kishim ndryshuar kufirin me vetëm dy mandate. Nuk e bëmë. Më lërt të të pyes unë ty: Për sa kohë kanë qëndruar në pushtet Ajzenauer apo Kohl në Gjermani?”

Në drekën e inagurimit për mandatin e tretë të Putin, i rizgjedhur me 64 për qind të votave, ndodhen shumë pak persona. “është presidenti në largim Medvedev me bashkëshorten. Tre të ftuar nga gjermania, një nga Italia. Një zviceran, një francez, një mik nga Budapesti dhe korniza është e plotësuar. Bashkëshortja e Putin në atë kohë, ulet pak mënjanë. I ftuari italian sigurisht është Silvio Berlusconi. Putin nis batutat duke konstatuar ase asnjë nga të pranishmit nuk është më i ri dhe pyet nëse ngjyra e lëkurës dhe e flokëve të ish kryeministrit italian ishin të vërtetë…

Për sa i përket temave sociale Putin shprehet se nuk ka arsye që tema e hmoseksualitetit të trajtohet si një problem shtetëror: Unë nuk kam asgjë kundër homoseksualëve, por shteti duhet të përqendrohet në gjëra më të rëndësishme. Nuk është detyrë e qeverisë të diskutojë apo orientojë preferencat seksuale. Por as të përpiqet të imponojë këndvështirmin e saj për këto argumente në politikën e jashtme.

Ndërsa për dashurinë e tij për sportin presidenti rus thotë: Sporti ka qenë thelbësor, më ka mësuar disiplinën, më ka motivuar dhe plazmuar. Nuk e di se cfarë do isha bërë po të mos isha marrë me sport.” /ABC News/

110