UNICEF – Mbi 1 milion fëmijë do të mbeten të pastrehuar gjatë këtij dimri

Një milion fëmijë do të kalojnë muajt e dimrit të ftohtë jashtë.

Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF) paralajmëroi se afërsisht 1 milionë fëmijë në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme do ti kalojnë muajt e dimrit jashtë pa shtëpi dhe pa strehim.

UNICEF-i bëri të ditur se për shkak të konflikteve, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe problemeve të papunësisë në këto rajone fëmijët janë shtresa e shoqërisë që është prekur më së shumti.

Geert Cappelaere, përgjegjësi i UNICEF-it për rajonet e Afrikës së Veriut dhe të Lindjes së Mesme, bëri të ditur se kanë hasur në vështirësi të mëdha materiale gjatë punimeve për të siguruar shtëpi dhe strehim të nevojshëm për fëmijët gjatë stinës së dimrit dhe se kanë nevojë urgjente për 33 milionë dollarë.

Cappelaere rikujtoi se rreth 1 milionë fëmijë janë strehuar nëpër çadra dhe baraka të improvizuara në këto muajt e ftohta të dimrit, ndërsa shtoi se këta fëmijë janë duke u ballafaquar me probleme shëndetësore, të cilat burojnë nga të ftohtit dhe me sëmundje të rrezikshme të frymëmarrjes.

Përgjegjësi i UNICEF-it gjithashtu shtoi se këta fëmijë janë të kequshqyer dhe janë të privuar në masë të madhe nga ushqimi dhe shërbimet shëndetësore.

Sipas deklaratës së bërë nga UNICEF-i bëhet e ditur se fondi synon që këtë viti të ofrojë shërbime për 1,3 milionë fëmijë në Siri, Irak, Jordani, Liban, Turqi dhe Egjipt./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne