UNICEF paralajmëron për një katastrofë njerëzore tek fëmijët në Jemen

UNICEF duke vënë në dukje infektimin e mbi 70 mijë jemenasve me sëmundjen e kolerës dhe vdekjen e 600 të tjerëve nga kjo sëmundje, ka paralajmëruar mbi mundësinë e një katastrofe njerëzore sidomos tek fëmijët në Jemen.

UNICEF njoftoi se rritja e vdekjeve të lidhura me kolerën në Jemen ishte “alarmante”. Misioni i UNICEF-it në Jemen shtoi se rreth 70 mijë raste të kolerës ishin raportuar në të gjithë vendin e varfër arab, viktimë e agresionit dhe bllokadës totale të imponuar nga Arabia Saudite. Zëdhënësi i agjencisë së UNICEF-it në Jemen, tha se rreth 3,000 raste të reja raportohen çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë e Jemenit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana’a në lidhje me epideminë e kolerës. Organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq, thonë se lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe një embargo kundër këtij vendi të varfër vendit janë përgjegjës për epideminë e kolerës. Agresioni saudit ka goditur rëndë objektet dhe infrastrukturën e vendit të varfër, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne