Universiteti Al-Azhar planifikon të përktheje Kur’anin në 30 gjuhë

Universiteti Islamik Al-Azhar i Egjiptit planifikon të botojë përkthimet e Kur’anit të Shenjtë në 30 gjuhë.

Qendra e përkthimit e universitetit është duke punuar, tha Yusuf Amer, kreu i qendrës, sipas faqes së internetit të al-Yawm al-Sabi.

Duke folur në një seminar mbi “Rolin e al-Azharit në promovimin e kulturës islame”, i mbajtur në prag të Panairit Ndërkombëtar të Librit të Aleksandrisë, Yusuf Amer shtoi se përkthimi i Kur’anit në anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën suahili tashmë ka përfunduar.

Sa për planet e tjera të qendrës, ai tha se do të përkthejë një komentim të të Kur’anit nga Shejh Muhammed Mutavali Sha’aravi (1911-1998) në gjuhë të tjera.

Universiteti, gjithashtu ka në plan të botojë një fjalor me terma religjioze, vazhdoi ai.

Edicioni i 14-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit të Aleksandrisë filloi në qytetin port të Egjiptit më 31 mars dhe do të vazhdojë deri më 9 prill 2018.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne