Me gjithe subvencionet qe qeveria Rama i ka dhene universitetit te Henri Cilit nga Labinoti i Elbasanit, duket se Universiteti Europian i Cilit po shkon piramide. Ai ka filluar të ketë probleme me bankat për shkak të borxheve të marra prej tyre.

Sic tregon citynews burime nga UET thone se së fundmi ky universitet ka perzene administratorin, Henri Cilin, dhe kjo ka ardhur menjëherë pasi një bankë e nivelit të dytë ku UET kishte marrë kredi ishte thuajse gati të shkonte deri në sekuestro për shkak të një borxhi disa miliona euro. Pra propaganda e suksesit dhe europianiste e feriteve, henrave, dhimave, tonineve, naimeve etj te UET-se duket se paska qene nje tiger prej letre. Cili e ka katandisur UET-ne ne nje piramide.

Në bilancin e UET dorëzuar pranë institucioneve përgjegjëse del se UET ka një detyrim afatgjatë prej 1.6 miliardë lekë pra rreth 12 milion euro.

Burime zyrtare pranë bankës së nivelit të dytë thonë, se ajo që ka ndodhur me UET nuk është taman një sekuestro konservative, por nje sekuestro e bute, apo soft take over sic thuhet ne anglisht. Por, për arsye se UET ka një lloj performance financiare, ajo është vene nen vëzhgim të plotë apo monitorim nga banka për të rritur më tej performacën dhe për të bërë të mundur shlyerjen e detyrimeve. Mesa duket ka qene banka ajo qe ka perzene Cilin nga administrimi i UET-se pasi nuk ka patur me mundesi ti zere bese Cilit me fondet e saja.

I njëjti burim theksoi se gjithçka do të vijojë në zbatim të kontratave, detyrimeve që ka UET dhe rikthimin në parametra normal. Nuk dihet nese sekuestrimi i bute nga banka ne fjale e UET-se dhe largimi i Henri Cilit nga UET-ja do ta riktheje UET-ne ne institucion fitimprures, apo nese UET po shkon drejt gremines.

Sido qe te jete puna, UET ka vertetuar qe nuk eshte nje universitet me standarte europiane, por nje universitet shqiptaresh i cili sikur po tregojne bathet, nuk ndryshon shume nga marifetet e tjera qe shqiptaret dine te bejne aq mire. Por nese UET mbyllet nje dite nga kreditoret, figura e Henri Cilit e lidhur me te do te jetoje per dekada.

544