Universiteti i Harvardit anulon konferencën e princit saudit Turki al-Faisal

Universiteti Harvard në SHBA ka anuluar konferencën e princit saudit Turki al-Faris me sqarimin se “për shkak të rastit “Khashoggi”, nuk është momenti i duhur për një gjë të tillë”.

Ish-ministri i çështjeve të inteligjencës të Arabisë Saudite për median “The Daily Beast” deklaroi se universiteti ka anuluar ftesën për mbajtjen e konferencës.

Ambasadori i dikurshëm i Arabisë Saudite në Washington tha se ka pranuar vendimin e lëshuar nga universiteti, në të cilën shkruhej se për shkak të rastit “Khashoggi” nuk është momenti i duhur për mbajtjen e konferencës.

Gazetari i vrarë Khashoggi një kohë ishte këshilltar i princit Turki.

Arabia Saudite u ballafaqua me kritika nga mbarë bota për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll. Kolumnisti i “Washington Post” u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll për disa dokumente që nevojiteshin për kurorëzim.

Siç pohon zyra e prokurorit shtetëror në Stamboll, Khashoggi me të hyrë në konsullatë është ngulfatur dhe menjëherë është copëtuar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne