Universiteti ‘Kristaq Rama’ sulm mediatik frontal ndaj universiteteve publike!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar UET se duke u sjellë si universiteti ‘Kristaq Rama’ ka vendosur të sulmojë të gjitha universitetet publike. Një ditë më parë UET bëri publike një reklamë ku thoshte që ‘mos i harxhoni lekët në universitete shtetërore’.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Të dashur miq, në shtetin e Noriegës, në hierarkitë më të larta kupole është klientela. Noriega vet ka bankën e tij, që ia ka besuar më të dashurës së zemrës së tij, fiks zonjës Rama. Banka e Noriegës me fanatizëm ekstrem kontrollon madje edhe bllokon manu militari (manu mafiosi) çdo përpjekje të bankave të tjera për të investuar, blerë apo hapur banka të tjera në vend.

Pas bankës, që lanë dhe shplanë gjirizet e kazanit të parave të pista dhe i nis në shpellat ‘of shore’, Noriega ka dhe universitetin e tij, që rëndom e thërrasin jo universiteti Edi Rama po universiteti “Kristaq Rama”.

Për krijimin e këtij universiteti, Edvin Kristaq Rama beri antirëformën e arsimit të Shqipërisë, me të cilën për llogari të universitetit të tij mbylli dyert e universiteteve publike për të varfëri e vendit dhe mbi trefishoi tarifat e studimeve universitare duke i rritur ato sipas Bankës Botërore, në nivele 3.5 herë më të larta se sa tarifat e vendeve anëtarë të BE.

Universiteti “Kistaq Rama” i shërben Ramës si tribune e puthadorëve, lakejve, servileve të tij që ti thurin atij lavde dhe të sulmojnë kundërshtarët e tij, i shërben për të shpërndarë në studiot televizive si të “pavarur” anëtarë të stafit të tij për të trilluar dhe mashtruar publikun për Noriegën dhe sulmuar opozitën.

Mirëpo pavarësisht se Universiteti “Kristaq Rama”, nga emri i pashpallur që mban politikisht, rënkon në krye të piramidës, në ratingun që ju be universiteteve të vendit, ai doli i rënë nga fiku.

Ndaj dhe tani përdor mediat e afërta me qeverinë duke shkelur çdo ligj dhe bën antireklamë për universitetet publike.

I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndaloje menjëherë antireklamën për interesa mafioze që universiteti i kupolës bën kundër universiteteve publike.

Iu bëj thirrje studenteve të kundërshtojnë çdo përpjekje të neveritshme të drejtuesve për të shndërruar universitetin e tyre në de fako “Universiteti Kristaq Rama”, si dikur Universiteti Enver Hoxha.

I bëj thirrje stafit akademik, duke respektuar plotësisht liritë e tyre, të distancohen nga drejtuesit që duan ti kthejnë për interesa mafioze në lakej të Noriegës.

Ftoj universitet publike të vendit të dënojnë fushatën denigruese mafioze kundër tyre të Universitetit “Kristaq Rama”!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne