Universiteti turk “Ahi Evran” hap kontingjent për studentët nga Kosova

Universiteti “Ahi Evran”, i cili ndodhet në qytetin Kırşehir të Turqisë, këtë vitë ka hapur kontingjentin edhe për studentët nga Kosova.

Në një njoftim nga Universiteti “Ahi Evran”, thuhet se studentët mund të jenë pjesë e këtij institucioni arsimor duke aplikuar online në ueb-faqen “yabanci.ahievran.edu.tr” duke filluar nga datat 10-21 korrik 2017 për studime bachelor, kurse të interesuarit për studime master dhe doktoratë mund të aplikojnë në ueb-faqen e universitetit “kayit.ahievran.edu.tr” në datat 20 qershor – 9 korrik 2017.

Aplikantët nga Kosova për studimet bachelor mund të aplikojnë vetëm me diplomat e shkollës së mesme.

Në universitetin “Ahi Evran” gjuha e studimit është gjuha turke por lëndët e drejtimit dhe lëndët zgjedhore mund të mbahen edhe në gjuhë të tjera. Aplikantët të cilët regjistrohen për të filluar studimet duhet të kenë aftësi në gjuhën turke kurse provimi për gjuhën turke mbahet në Qendren aplikative dhe hulumtuese të Gjuhës Turke dhe Gjuhëve të Huaja (TÖMER) të Univeristetit “Ahi Evran” pas regjistrimit të aplikantëve.

Studentëve, të cilët nuk do të kenë sukses në këtë provim do t’u mundësohet kursi i gjuhës turke në vitin paraprak të studimeve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne