Ura e vjeter osmane në Gjirokastër shembet nga reshjet

Ura e gurtë osmane e Hoshtovës në Zagori të Gjirokastrës është shembur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtyre dy ditëve.

Lajmi është publikuar nga Prof.Besnik Aliaj, i cili përmes një shënimi në rrjetin social Facebook; shkruan se para një muaji ngriti alarmin për rrezikimin e shembejs së kësaj ure për shkak të amortizimit dhe sipas ekspertëve shirat e radhës do të ishin fatale për të.

Aliaj tregon se qeveria vendore, rajonale dhe qëndrore e injoruan. Sipas tij, ministria e linjës dhe ekspertët rajonalë të saj çuditërisht dhanë garanci se ura nuk ka shans të shembet.

Mirëpo, ditën e sotme, ura me vlera historike dhe praktike nuk ekziston më…

Historia dhe trashëgimia jonë lokale e kombëtare ka një pasuri të çmuar më pak! Ky është mallkim që vjen nga kllapia e shoqërisë dhe mos-vëmendja totale e autoriteve! Nuk kam fjalë të shpreh trishtimin dhe protestën!”,-citohet nga shënimi i tij në Facebook.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne