Urdhër i prerë nga Putin: Ushtria ruse të ketë armët më moderne në botë, duhet të jemi më të mirët

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi sot që ushtria dhe flota ruse të pajisen me armët më moderne për të përforcuar kapacitetet e tyre.

“Ushtria dhe flota jonë duhet të kenë amrët më moderne”, deklaroi Putin gjatë një mbledhje me përgjegjës të sektorit ushtarak dhe taknikë në Soçi duke theksuar se këto duhet të prodhohen nga sipërmarrje ruse.

“Duhet që këto armë të jenë të të njëjtës cilësi ose, që do të ishte edhe më mirë, të jenë të një cilësie më të lartë se sa versionet homologe të huaja”, vazhdoi ai.

“Nëse duam të jemi përpara, nëse duam të fitojmë, ne duhet të jemi më të mirët”, shpjegoi presidenti rus.

Kjo deklaratë vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, kryesisht Uashingtonit, janë në nivelet më të ulta që prej Luftës së Ftohtë për shkak të konfliktit në Siri dhe atij në Ukrainë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne