Urdhëresat që i detyruan Tiransit të ndërronin mbiemrat – Nga Bedri ALIMEHMETI

Kjo dukuri solli domosdoshmërisht mënyrën tjetër të dallimit të tyre nga njëritjetri duke shtuar pas emrit fshatin, qytetin apo diçka tjetër me të cilën kishte lidhje personi. Personat nisën të dalloheshin mes tyre nëpërmjet emrave të nënave e baballarëve. Kjo vazhdon ende sot. Por, tashmë është më etike ta thërrasim njëri-tjetrin me mbiemra. Alimehmeti na tregon edhe për shndërrimet e mbiemrave të familjeve tiranase.

Duke iu referuar zhvillimeve historike mësojmë se, veçmas gjithë këtyre dukurive që thamë ka pasur edhe arsye të tjera, që kanë detyruar familje të caktuara të ndryshojnë mbiemrin më shumë se një herë. Kështu e para urdhëresë qeveritare e shtetit shqiptar, që detyronte të ndryshonin mbiemrin familjet të cilat mbanin si të tillë emra fshatrash apo qytetesh, ka qenë ajo e vitit 1937, dalë nga qeveria e Mbretit Zog. Nuk dihen arsyet që detyruan qeverinë e asaj kohe të nxirrte atë urdhëresë, por pas publikimit pati jo pak familje, të cilat e bënë realitet këtë gjë.

Në trevën e Tiranës lidhur me këtë dëshmon rasti i fisit Arbana, disa prej familjeve të të cilit morën mbiemrin Mema, emri i një lagjeje të këtij fshati të Tiranës, prej nga kishin origjinën. Kështu ndodhi edhe në fisin Tufina, një pjesë e familjeve të të cilit morën mbiemrin Balena. Në fisin Mëniku, që mori mbiemrin Beliu etj. Edhe pas çlirimit, u hodh sërish idea e ndryshimit të mbiemrave, por këtë herë për familjet që mbanin për mbiemër emra njerëzish.

Kam qenë i vogël në moshë por, gjithsesi më kujtohet shumë mirë për disa net me radhë në shtëpinë tonë mblidheshin burrat e bisedonin deri vonë me gjyshin për këtë problem. Them me gjyshin, sepse ai e kishte shumë të vështirë ta bënte këtë gjë. Gjithsesi, falë pikërisht atyre diskutimeve të gjata u gjet mbiemri Metali, i cili në një farë mënyre e ngushëllonte tim gjysh, ngaqë edhe pse bëhej fjalë për një mbiemër “metalik” në përbërje të tij ishin si Aliu i pari i fisit ashtu edhe Meti (Mehmeti) i ati i tij.

Urdhëresat që i detyruan Tiransit të ndërronin mbiemrat

Një pjesë e familjeve të fisit tonë, nuk e di për ç’arsye kishin vendosur të mbanin mbiemrin Arxhami. Ndërkohë, familje të tjera tiranse kishin bërë projektet e tyre. Por, një gjë e tillë u bllokua shpejt, madje vetëm pak ditë pas daljes së urdhëresës. Shkaku e arsyeja nuk u thanë kurrë. Ndonëse jo pak njerëz e kishin më se të qartë se, urdhri për ndalimin e saj duhej të kishte dalë nga zyrat e sigurimit të shtetit. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Madje, nëse do të ishte zbatuar ai vendim, gjurmët e shumë “armiqve” të popullit do të ishin zhdukur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne