USGAO: Pentagoni të zgjidhë problemin e zinxhirit furnizues për F-35

Zyra e Përgjegjshmërive të Qeverisë Amerikane (USGAO) ka përgatitur një raport të pavarur për Kongresin në lidhje me projektin e avionëve F-35.

Në këtë raport USGAO thotë se avionët luftarakë të tipit F-35 kanë bërë më pak orë fluturim provë se sa parashikimet për shkaqe të ndryshime si: vështirësitë që janë hasur në furnizimin me pjesë rezervë, pjesët e papërputhshme si dhe vonesat e gjata në riparime.

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) duhet të zgjidhë problemet me zinxhirin furnizues, probleme me të cilat përballen avionët luftarakë më të zhvilluar sot, F-35, që është edhe sistemi më shtrenjtë i armëve në ShBA me një kosto operative të parashikuar prej më shumë se 1 trilionë dollarësh”,- thotë raporti.

Për shkak të mungesës së pjesëve të nevojshme rezervë avionët F-35 nuk kanë mundur të realizojnë 30% të fluturimeve testuese të planifikuara për periudhën maj-nëntor 2018. Probleme si: papërpushmëria e pjesëve dhe vonesat e gjata në riparime kanë krijuar anomali në performancën e avionit.

Në analizën që i bën performancës së avionëve raporti zbulon se vetëm 27% e avionëve kanë qenë në gjendje të realizojnë në mënyrë të sigurt të gjitha misionet e caktuara, ndërkohë që objektivi i vendosur ka qenë 60%. Avionët gjithashtu kanë mbetur prapa në performancën e kërkuar nga një avion luftarak; ata nuk janë në gjendje të realizojnë multi-misione ose nuk fluturojnë aq sa duhet, konstaton raporti.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se vetëm 52% e avionëve F-35 kanë qenë të aftë për ti përfunduar të paktën një herë të gjitha misionet e ngarkuara, një raport ky më i ulët se objektivi 75% i vendosur në program./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne