Bota

Ushtarakët rusë do të inspektojnë bazat ushtarake në Bullgari

Ushtarakët rusë do ta inspektojnë Bullgarinë nga 19 deri në 21 shkurt, në kuadrin e Dokumentit të Vjenës për forcimin e besimit dhe sigurisë në fushën ushtarake.

Katër oficerët rusë do të vizitojnë njësitë ushtarake në Plovdiv, Karllovo, Stara Zagora dhe Asenovgrad. Ata do të shoqërohen nga inspektorët ushtarakë bullgarë dhe do ta kenë të drejtën e zhvillimit të fluturimeve mbi poligonet.

Ata do të mund të marrin gjithashtu informacion për veprimtarinë e zhvilluar ushtarake në rajonet e kontrolluara, për qëllimet dhe etapat e stërvitjeve të zhvilluara atje, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

OPINIONE