Ushtarakët sionistë përleshen me palestinezët në Rripin e Gazës

Palestinezët e Rripit të Gazës të premten në mbrëmje kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar vazhdimin e bllokadës së padrejtë të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.

Regjimi sionist që nga viti 2007 ka vendosur një bllokadë të hekurt ndaj rajonit të Rripit të Gazës dhe nuk po lejon hyrjen e kurrfarë artikujve për popullatën e këtij rajoni. Qendra Informative e Palestinës njoftoi se në protestat e djeshme në mbrëmje, sionistët janë përleshur ma palestinezët në vijën kufitare të Gazës dhe në kampin Al-Barixh dhe Khan Junes. Gjatë këtyre përleshjeve tre palestinezë janë plagosur pasi janë qëlluar me plumba nga ushtarakët sionistë, ndërsa shumë palestinezë të tjerë kanë pësuar lëndime për shkak të thithjes së gazit lotsjellës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne