Ushtarët izraelitë plagosin 44 palestinezë në Bregun Perëndimor

44 palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestave në qytetin Eriha në Bregun Perëndimor kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si ‘kryeqytet’ të Izraelit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës bëhet e ditur se në kurim janë marrë 44 palestinezë të plagosur nga plumbat plastikë dhe gazi lotsjellës, që përdorën ushtarët izraelitë për të shpërndarë protestuesit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në deklaratën e bërë më 6 dhjetor, deklaroi se e njohin Jerusalemin si “kryeqytet” të Izraelit dhe dha direktivën për të transferuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Që nga ajo datë palestinezët zhvillojnë protesta në qytete të ndryshme të Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne