Ushtarët izraelitë vrasin një vajzë palestineze

Forcat e ushtrisë okupatore izraelite në vazhdën e krimeve kundër palestinezëve, kanë martirizuar një vajzë palestineze në Bejtul-Mokades duke e qëlluar atë me plumb.

Faqja informative MEA njoftoi se ushtarakët e regjimit sionist këtë vajzë e kanë martirizuar të dielën në mbrëmje në lagjen Bab Al-Amud në Bejtul-Mokades duke e qëlluar me plumb. Njëkohësisht me këtë, forcat ushtarake izraelite të dielën gjithashtu kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar shtatë palestinezë. Nga ana tjetër kolonët sionistë kanë sulmuar palestinezët në pjesën e vjetër të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Vlen të theksohet se që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, rreth 300 palestinezë janë martirizuar nga forcat ushtarake okupatore të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne